Lojërat Mesdhetare: Përfundon gara për Arbër Bajra

Ka përfunduar gara në Oran të Algjerisë për taekwondistin kosovar, Arbër Bajra.

Sport

04/07/2022 14:49

Taekwondisti ynë, Arbër Bajra, ka përfunduar garimin në Lojërat Mesdhetare Oran 2022, transmeton lajmi.net.

Garuesi ynë nuk pati fat në short, pasi u përballë me dy herë nënkampionin e Evropës, boshnjakun, Nexhat Husiq, nga i cili pësoi humbje në kategorinë -80 kg.

Taekwondo në LM Oran 2022 u përfaqësua edhe nga Arbër Azemi dhe trajneri Nuhi Gashi./Lajmi.net/