Llapi përforcon mesfushën, zyrtarizon Ergyn Ahmetin
Llapi e ka përforcuar repartin e mesfushës me transferimin e fundit, Ergyn Ahmetin. Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit llapjan në rrjetet sociale, shkruan lajmi.net. Ahmeti me kontratën e nënshkruar do të jetë pjesë e Llapit deri në vitin 2024. “Ergyn Ahmeti është bardhekaltër. Kemi kënaqësin t’iu njoftojmë se kemi nënshkruar kontratë me…

Sport
Llapi e ka përforcuar repartin e mesfushës me transferimin e fundit, Ergyn Ahmetin.
Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit llapjan në rrjetet sociale, shkruan lajmi.net.
Ahmeti me kontratën e nënshkruar do të jetë pjesë e Llapit deri në vitin 2024.
“Ergyn Ahmeti është bardhekaltër. Kemi kënaqësin t’iu njoftojmë se kemi nënshkruar kontratë me super mesfushorin, Ergyn Ahmeti” – thuhet ndër tjerash në njoftimin zyrtar të Llapit.
27-vjeçari i është bashkuar Llapit pas aventurës dyvjeçare së fundmi te Dukagjini.
Mesfushori mitrovicas ka fituar dy herë Kupën e Kosovës me Prishtinën dhe është paraqitur në ndeshjet ndërkombëtare me klubin kryeqytetas dhe Dritën./Lajmi.net/