Llapi ndërpret bashkëpunimin me dy futbollistë

Llapi ka konfirmuar ndërprerjen e bashkëpunimit me mbrojtësin Bekim Maliqi dhe portierin Arlis Shala.

Sport

29/12/2020 20:49

Të dy palët kanë pranuar për mbylljen e parakohshme të kontratës, shkruan lajmi.net.

Postimi i plotë i Llapit pa ndërhyrje:

K.F. Llapi ndërpret bashkëpunimin me Maliqin e Shalën

Të dy futbollistëve u dëshirojmë suksese në të ardhmen!

Podujevë, 29 dhjetor 2020 – Mbrojtësi i krahut të djathtë, Bekim Maliqi dhe portieri Arlis Shala nuk do jenë më pjesë e Llapit. Me marrëveshje të dyanshme, palët janë dakorduar për mbyllje të parakohshme të bashkëpunimit.

Mbrojtësi Bekim Maliqi me Llapin ka zhvilluar gjithsejt 9 paraqitje duke asistuar një herë në 617′ të luajtura.

Kurse portieri Arlis Shala me Llapin u paraqit në 3 ndeshje, duke mbajtur portën të pa prekur një herë në 270′ në portë.

K.F. Llapi i falenderon për kontributin e dhënë për klubin dhe iu dëshiron suksese në të ardhmen”, shkroi klubi nga Podujeva në Facebook./Lajmi.net/