Llapi mposhtet në miqësoren me Egnatia

Skuadra nga Superliga e Kosovës, Llapi, është mposhtur në një miqësore me skuadrën nga Shqipëria, Egnatia.

Sport

18/01/2020 19:15

Egnatia ka mposhtur Llapin me rezultatin 2:0, duke vendosur fatin e takimit qysh në pjesën e parë, shkruan lajmi.net.

Llapjanët lanë rëndësinë e rezultatit në plan të dytë, dhe në këtë ndeshje testuan të gjithë lojtarët e ftuar.

Në këtë ndeshje për Llapin nuk u paraqitën vetëm Florian Daci dhe Benjamin Emini, të cilët vuajtën nga disa dëmtime të lehta.

Llapi po kryen të gjitha përgatitjet për të vazhduar sa më mirë pjesën e mbetur të sezonit në Superligën e Kosovës. /Lajmi.net/