LKE fton bashkatdhetarët t’i bashkohen protestave në Evropë më 26 dhe 27 shtator

Platforma qytetare “Liria Ka Emër” ka ftuar bashkatdhetarët që jetojnë në Evropë t’u bashkohen protestave që pritet të zhvillohen në qytete të ndryshme evropiane më 26 dhe 27 shtator. Sipas LKE-së, protestat synojnë të shprehin kundërshtimin ndaj vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë lidhur me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli,…

Lajme

24/09/2026 16:36

Platforma qytetare “Liria Ka Emër” ka ftuar bashkatdhetarët që jetojnë në Evropë t’u bashkohen protestave që pritet të zhvillohen në qytete të ndryshme evropiane më 26 dhe 27 shtator.

Sipas LKE-së, protestat synojnë të shprehin kundërshtimin ndaj vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë lidhur me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, raporton lajmi.net

Aktivitetet do të zhvillohen nën moton “JO NË EMRIN TIM”, ndërsa organizatorët kanë thënë se përmes tyre do të kërkohet drejtësi dhe dinjitet për ish-krerët e UÇK-së.

LKE ka bërë gjithashtu thirrje për pjesëmarrje në protestën e paralajmëruar në Prishtinë më 1 tetor, e cila pritet të nisë në orën 16:00.

“Liria Ka Emër” ka ftuar qytetarët në Kosovë dhe diasporë që t’i bashkohen këtyre aktiviteteve./Lajmi.net/