Liverpooli vazhdon me fitore, synon një vend në Champions

Skuadra e Liverpoolit ka shënuar një fitore të madhe si vendas ndaj Nottingham Forest në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Premier League. “The Reds” fituan në “Anfield” me rezultatin 3 me 2 në një ndeshje tejet interesante, shkruan Lajmi.net Pesë golat u shënuan gjatë pjesës së dytë. Fillimisht ishte Diogo Jota që…

Sport

22/04/2023 17:53

Skuadra e Liverpoolit ka shënuar një fitore të madhe si vendas ndaj Nottingham Forest në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Premier League.

“The Reds” fituan në “Anfield” me rezultatin 3 me 2 në një ndeshje tejet interesante, shkruan Lajmi.net

Pesë golat u shënuan gjatë pjesës së dytë. Fillimisht ishte Diogo Jota që hapi serinë e golave në minutën e 47’të, më pas rezultatin e barazoi Williams në minutën e 50’të.

Sulmuesi portugez shënoi tjetër gol për 2 me 1 në minutën e 55’të.

Vetëm pas pak minutave, Gibbs-White shënoi për t’i barazuar shifrat në 2 me 2.

Golin e fitores për ekipin e Jurgen Klopp në minutën e 70’të e shënoi Momo Salah.

Me këtë fitore, Liverpooli ngritët në pozitën e 6-të me 50 pikë, vetëm gjashtë pikë larg pozitës së katërt që dërgon në garat e UEFA Champions League./Lajmi.net/