Liverpooli triumfon ndaj Leicester Cityt
Liverpooli ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi ndaj Leicester Cityt, duke fituar me rezultat bindës 3 - 0.
Sport
Pavarësisht problemeve defensive, skuadra e Jurgen Klopp arriti të fitojë pikët e plota, shkruan lajmi.net.
Evans në minutën e 21-të shënoi autogol duke kaluar vendasit në epërsi, ndërsa Jota dyfishoi shifrat pas 20 minutave.
Golin e fitores e vulosi Roberto Firmino që realizoi në minutën e 86-të.
Pas kësaj fitore, Liverpooli barazon Tottenhamin me pikë, duke u renditur në vendin e dytë me 20 pikë, derisa Leicester renditët ne vendin e katër me 18 sosh./Lajmi.net/