Liverpooli i bën ofertë të “çmendur” Real Madridit për Federico Valverde

Skuadra e Liverpoolit po tenton blerjen e mesfushorit nga Uruguai, Federico Valverde. Siç raporton El Nacional, skuadra nga Premier League po përgatit një ofertë prej 90 milionë euro në drejtim të Real Madridit, shkruan Lajmi.net Në rast se kjo ofertë shkon në zyrat e klubit madrilen, shumë lehtë mund të pranohet, pasi është një shifër…

Sport

27/06/2023 15:56

Skuadra e Liverpoolit po tenton blerjen e mesfushorit nga Uruguai, Federico Valverde.

Siç raporton El Nacional, skuadra nga Premier League po përgatit një ofertë prej 90 milionë euro në drejtim të Real Madridit, shkruan Lajmi.net

Në rast se kjo ofertë shkon në zyrat e klubit madrilen, shumë lehtë mund të pranohet, pasi është një shifër rekord për një mesfushor si Valverde.

24-vjeçari sezonin që lam pas në La Liga, zhvilloi 34 ndeshje, shënoi shtatë gola dhe bëri katër asiste.

Vlera e tij në sajtin e njohur “Transfermarkt” shkon deri në 100 milionë euro./Lajmi.net/