Liverpooli garon me Unitedin për Mullerin

Skuadra e Liverpoolit është futur në garë për të siguruar shërbimet e lojtarit të Bayernit, Thomas Muller.

Sport

29/07/2015 21:08

Mirror shkruan se Liverpooli është skuadra e fundit që është futur në garë për Mullerin.

The Reds kështu janë duke i bërë konkurencë Unitedit, skuadër kjo që gjithashtu është në garë për shërbimet e Mullerit.

Për momentin nuk ka asgjë konkrete rreth këtij transferimi, teksa skuadra e Bayernit ka thënë se Mulleri nuk do të largohet nga Allianz Arena.