Liverpooli dështon të sigurojë transferimin prej 8 milionë funte për Fabio Carvalho të Fulham

Liverpool tentoi të bënte një lëvizje në minutat e fundit të merkatos, por nuk arritën të kompletojnë në kohë.

Sport

01/02/2022 10:12

Skuadra e Jurgen Klopp synoi transferimin edhe të Fabio Carvalho, pas transferimit të Luis Diaz nga Porto.

‘Reds’ kishin rënë dakord për një shumë prej 8 milionë funte për 19-vjeçarin të hënën në mbrëmje dhe ishin të përgatitur ta lejonin atë të qëndronte në ‘Craven Cottage’ deri në fund të sezonit.

Transferimi i Carvalho në Anfield dukej punë e kryer kur pas negociatave të gjata u arrit një marrëveshje midis klubeve në ditën e fundit.

Një test mjekësor u organizua urgjent në Londër dhe u përgatit një kontratë pesëvjeçare.

Por me Fulhamin që këmbëngulte për një marrëveshje huazimi, Liverpool nuk ishte në gjendje të finalizonte të gjitha dokumentet e nevojshme dhe marrëveshja dështoi. /Lajmi.net/