Liverpool rivalizon Barcelonën në garë për yllin suedez

Liverpool është një ndër skuadrat që ka interesim për sulmuesin e Real Sociedadit, Aleksander Isak.

Sport

08/11/2021 15:42

Talenti 22-vjeçar ka impresionuar në La Liga që një kohë dhe është vetëm çështje kohësh derisa t’i bashkohet ndonjë gjiganti evropian, transmeton lajmi.net.

Sipas Todo Fichajes, Liverpool dhe Barcelona janë admiruesit e Isak, me suedezin që preferon kalimin në Premierligë.

Tifozëve të Liverpoolit do t’iu pëlqente që të kishin një lojtar të tillë në skuadër, i cili do ishte zëvendës afatgjatë i Roberto Firminos.

Mediumi spanjoll zbulon se Sociedad do e lërë të lirë Isak për 40 milionë euro.

Barcelona që punësoi Xavin si trajner, me siguri që do provojë të bëjë disa transferime dhe Isak mbetet në listën e ngushtë që pëlqen tekniku spanjoll./Lajmi.net/