Kuvendi mblidhet të hënën, në rend dite deklarata për aktgjykimin e 16 shtatorit në Hagë
Kuvendi i Kosovës do të mbajë të hënën, më 28 shtator, seancë plenare, me fillim nga ora 11:00. Sipas njoftimit zyrtar të Kuvendit, deputetët do të shqyrtojnë pesë pika të rendit të ditës, ndërsa vëmendje të veçantë pritet të marrë deklarata lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës të 16 shtatorit 2026. Në…
Lajme
Kuvendi i Kosovës do të mbajë të hënën, më 28 shtator, seancë plenare, me fillim nga ora 11:00.
Sipas njoftimit zyrtar të Kuvendit, deputetët do të shqyrtojnë pesë pika të rendit të ditës, ndërsa vëmendje të veçantë pritet të marrë deklarata lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës të 16 shtatorit 2026.
Në seancë parashihet edhe betimi i deputetëve të rinj, zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e Grupit Parlamentar të PDK-së dhe formimi i komisioneve parlamentare.
Këto janë pikat e rendit të ditës:
-
Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme;
-
Betimi i deputetëve;
-
Miratimi i Deklaratës lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës të datës 16 shtator 2026;
-
Zgjedhja e Nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga Grupi Parlamentar i PDK-së;
-
Formimi i komisioneve parlamentare.
Seanca do të mbahet në sallën e Kuvendit të Kosovës, duke nisur nga ora 11:00./lajmi.net/