Me propozim të PDK veturat që hyjnë në Prishtinë nuk paguajnë taksën 2 euro
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë ka propozuar sot në Kuvendin Komunal që të hiqet taksa prej 2 euro e propozuar për çdo veturë që hyn në kryeqytet. Asambleistët e PDK-së kanë kërkuar që taksa prej 2 euro të hiqet dhe ky propozim i PDK-së mori shumicën e votave të nevojshme. Taksë…
Lajme
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë ka propozuar sot në Kuvendin Komunal që të hiqet taksa prej 2 euro e propozuar për çdo veturë që hyn në kryeqytet.
Asambleistët e PDK-së kanë kërkuar që taksa prej 2 euro të hiqet dhe ky propozim i PDK-së mori shumicën e votave të nevojshme.
Taksë për hyrje në Prishtinë tani do të paguajnë vetëm mjetet transportuese mbi 3.5 tonë ku përfshihen, kamionët, autobusët dhe mjetet tjera të rënda.