Liverpool përgatit ofertë për Saul

Gjiganti anglez Liverpool ka shprehur interesim për mesfushorin e Atletico Madrid Saul Niguez.

Sport

09/07/2021 20:37

Sipas ‘AS’, Liverpool janë të gatshëm të ofrojnë 40 milionë euro për të siguruar shërbimet e Saul, transmeton lajmi.net.

“The Reds” e shohin mesfushorin e Atletico Madrid si zëvendësuesin ideal të Georginio Wijanldum që u largua në drejtim të Paris Saint-Germain.

Drejtuesit e klubit spanjoll nuk janë të interesuar ta shesin futbollistin e tyre që ka kontratë deri më 30 qershor të vitit 2026, por gjiganti anglez nuk e ka ndërmend të dorëzohet dhe do të përpiqet deri në fund të merkatos për transferimin e tij.

26-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 41 paraqitje me fanellën e Atletico Madrid në të gjitha garat duke realizuar dy gola dhe një asistime. /Lajmi.net/