Liverpool ose Real? Tuchel dhe Mount zbulojnë cilën skuadër e preferojnë në gjysmëfinale
Trajneri i Chelseas, Thomas Tuchel ka pranuar se nuk dëshiron të përballet me një skuadër të ligës në Evropë, me "Blutë" që janë duke pritur të mësojnë gjysmëfinalistin e Ligës së Kampionëve.
Sport
Dje, Chelsea siguroi kualifikimin në gjysmëfinale, pasi mposhti Porton me rezultat të përgjithshëm 2 – 1, shkruan lajmi.net.
Pas ndeshjes, Tuchel është pyetur se cilën skuadër e preferon në gjysmëfinale.
“Nuk dëshirojë asgjë, por zakonisht nuk dua që në Ligën e Kampionëve të përballem me skuadrës të ligës së njëjtë”.
“Sepse nuk është më ndjenja e garës evropiane, por kjo është e vetmja arsye. Kush do që e meriton. Mendoj që ndeshja është larg nga të mbaruarit, por do ta shikojë sigurisht”.
“Është kënaqësi ta shikojmë si gjysmëfinalistë, arritje e madhe. Do shikojmë ndeshjen dhe asgjë nuk është vendosur. Çdo gjë është e mundur”.
“Liverpool është shumë i fortë në shtëpi, Premierliga është e fortë. Ne marrim çfarë fitojmë, është situatë e mirë për ne”, deklaroi ai.
Pos tij, edhe mesfushori Mason Mount është optimist për ndeshjen e radhës.
“Do përballemi me këdo. Jemi të gatshëm të luftojmë. Jemi gati për betejë. Do ulemi, ta shikojmë dhe analizojmë. Do jemi gatshëm për këdo”, deklaroi anglezi.
Ndeshja e parë mes Liverpoolit dhe Real Madridit përfundoi me rezultat 3 – 1, në të mirë të “Los Blancos”, derisa kthyesja zhvillohet në “Anfield” në ora 21:00./Lajmi.net/