Liverpool nuk është vetëm Sturridge-Suarez

Daniel Sturridge ka thënë se Liverpool është duke shkëlqyer si ekip këtë sezon dhe jo vetëm ai e partneri sulmues Luis Suarez. Sturridge dhe Suarez kanë fituar nofkën SAS pas paraqitjeve fantastike këtë edicion. Reds kanë filluar të konsiderohen si konkurrent për titull të kampionit në Premierligë dhe derisa pranon se partneriteti i tij sulmues…

Sport

05/11/2013 20:00

Daniel Sturridge ka thënë se Liverpool është duke shkëlqyer si ekip këtë sezon dhe jo vetëm ai e partneri sulmues Luis Suarez. Sturridge dhe Suarez kanë fituar nofkën SAS pas paraqitjeve fantastike këtë edicion.

Reds kanë filluar të konsiderohen si konkurrent për titull të kampionit në Premierligë dhe derisa pranon se partneriteti i tij sulmues është duke funksionuar mirë, Sturridge ka thënë se ka shumë faktorë që ndikojnë në formën e mirë të Liverpoolit.

“Ka qenë një fillim i shkëlqyeshëm për ne. Është shumë ndjenjë e mirë të luaj me Luisin. Ne i krijojmë probleme mbrojtësve dhe të dy jemi të ndryshëm. Është mirë kur keni një partner të mirë”, deklaroi Sturridge për Sky Sports News.

“Ne kuptohemi shumë mirë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Por, komplet skuadra është duke luajtur mirë dhe nuk jemi vetëm unë dhe Luis elementi pozitiv i ekipit”, përfundoi ai.