Liverpool nis skautët drejt Holandës, monitorohet ylli i Ajax

Skuadra e Liverpool po bëhet gati të kryej një transferim të madh nga liga holandeze, saktësisht skuadra e Ajax Amsterdam.

Sport

16/06/2019 11:17

Donny van de Beek është lojtari që po vëzhgohet nga Liverpool, raporton ‘Sky Sports’, transmeton lajmi.net.

Ajax aktualisht posedon disa prej talentëve më të mëdhenj të futbollit në botë, me emra si Matthijs De Ligt, David Neres apo edhe Van de Beek.

Marcel va nder Kraaan ka zbuluar se skuadra e Liverpool ka dërguar skautët në Amsterdam, për të përcjellë Van de Beek.

Kontrata e Van de Beek me Ajax Amsterdam skadon në vitin 2022, por ‘Reds’ janë gati të paguajnë klauzolën e tij.

Mesfushori ka qenë një prej pikave kyçe në lojën e Ajax, në një sezon ku ata fituan dy trofe dhe arritën gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve. /Lajmi.net/