Liverpool – Man City, formacioni i kombinuar i derbit

Premierliga angleze këtë fundjavë vjen me derbin e madh të krerëve të tabelës.

Sport

08/11/2019 14:31

Liverpool në ‘Anfield Road’ do të pres kampionët e Manchester Cityt, në ndeshjen që luhet të dielën nga ora 17:30.

Kjo ndeshje po pritet me entuziazëm të madh pasi vendasit janë pa humbje në 11 ndeshjet e para, ndërsa presin kampionin aktual që gjenden në vendin e dytë.

Me një fitore të mundshme, Liverpool do të çonte në nëntë pikë epërsinë kundër Manchester Cityt.

Por, edhe skuadra e Pep Guardiolas, do të kërkojë fitoren, për të rihapur garën për titull.

Në prag të kësaj sfide, ‘The Sun’ ka përgatitur një formacion të kombinuar me lojtarët e të dy skuadrave, i cili vërtetë është i jashtëzakonshëm./Lajmi.net/