Liverpool interesohet për Milinkovic-Savic

Klubi anglez, Liverpool ka shprehur interesim për mesfushorin e Lazios, Sergej Milinkovic-Savic.

Sport

11/06/2021 20:34

Sipas ‘II Messagero’, Liverpooli po shikon Savicin si zëvendësues të Georginio Wijnaldum, që u largua në drejtim të PSG, transmeton lajmi.net.

26- vjeçari, mund të largohet për rreth 60 milionë euro, pavarësisht se ka edhe tri vjet kontratë me Lazion.

Milinkovic-Savic, sezonin e kaluar zhvilloi 41 paraqitje me fanellën e Lazios në të gjitha garat, duke realizuar tetë gola dhe 11 asistime. /Lajmi.net/