Liverpool i hapur për shitjen e Keitas

Liverpool gjatë verës është i interesuar për të shitur mesfushorin Naby Keita gjatë verës.

Sport

06/06/2021 23:19

26-vjeçari arriti në “Anfied” me reputacion të madh, pas një edicioni impresionues me RB Leipzigun mes viteve 2016 dhe 2018, transmeton lajmi.net.

Por, mesfushori ka dështuar te gjiganti anglez, shkaku i lëndimeve të shumta, duke kontribuar me vetëm shtatë gola dhe katër asistime në 76 ndeshje.

Keita bëri vetëm 10 paraqitje në edicionin 2020/21 dhe sipas ESPN, “Reds” duan ta shesin në verë.

Liverpool do shesë disa nga lojtarët e ekipit të parë që të rrisin fundet për të bërë përforcime.

Keita së fundmi është i lidhur me kalimin te Ateltico Madrid./Lajmi.net/