Liverpool gati për goditjen e radhës, shënjestrohet Diogo Jota
Liverpool janë gati që të bëjnë edhe një tjetër lëvizje të madhe në merkato.
Sport
‘Reds’ kanë zyrtarizuar pak më parë transferimin e Thiago Alcantara, por tashmë po mendojnë edhe për fazën e sulmit.
Sipas raportimeve të fundit nga Britania e Madhe, Liverpool kanë vënë në shënjestër yllin e Wolverhampton Wanderers.
Diogo Jota është lojtari që pëlqehet nga trajneri Jurgen Klopp, transmeton lajmi.net.
Jota ka qenë spektakolar edicionin e kaluar me Wolves, duke përfunduar në listën e dëshirave të shumë skuadrave evropiane.
Me Liverpool po lidhet edhe Ousmane Dembele, por Jota mund të jetë opsion më i lehtë për t’u siguruar.
Mbetet të shihet nëse Liverpool mund të sigurojnë kartonin e yllit të Wolves. /Lajmi.net/