Liverpool fiton në 45 minutat e para mes shumë kontestimeve

Liverpool ka shkuar në pushimin mes pjesëve me një epërsi prej dy golave në derbin ndaj Manchester Cityt.

Sport

10/11/2019 18:18

Fabinho (6′) realizoi fillimisht një super gol, që u kontestua nga mysafirët pasi paraprakisht Alexandre-Arnold luajti me dorë në zonën e rrezikshme.

Ndërsa krosimin e bukur të Andrew Robertson e shfrytëzoi mjaft mirë Mohamed Salah (13′) që shënoi për 2-0, gol ky që ishte në dyshim për pozicion jashtë lojë por VAR vendosi ta pranonte.

Në vazhdim sfida u zhvillua e baraspeshuar dhe të dyja ekipet kishin rastet e veta.

Ky rezultat e çon në nëntë diferencën e pikëve mes këtyre dy skuadrave dhe i jep qetësi skuadrës së Jurgen Klopp në vendin e parë në Premierligë. /Lajmi.net/