Liverpool fiton festivalin e golave

Liverpool shënoi fitore të rëndësishme në udhëtim te Stoke City, në ndeshjen që doli të jetë një festival golash, 5:3. Reds triumfuan në Britannia Stadium, për herë të parë pas gjashtë ndeshjes duke bërë një tjetër hap përpara në kandidaturën për titullin e kampionit në Premierligë. Autogoli nga Ryan Shawcross i kaloi mysafirët në epërsi…

Sport

12/01/2014 18:09

Liverpool shënoi fitore të rëndësishme në udhëtim te Stoke City, në ndeshjen që doli të jetë një festival golash, 5:3.

Reds triumfuan në Britannia Stadium, për herë të parë pas gjashtë ndeshjes duke bërë një tjetër hap përpara në kandidaturën për titullin e kampionit në Premierligë.

Autogoli nga Ryan Shawcross i kaloi mysafirët në epërsi herët në minutën e pestë, kurse pas pak më tepër se gjysmë ore lojë, Luis Suarez e dyfishoi avantazhin.

Mirëpo, gjithçka ndryshoi shpejt kur brenda gjashtë minutave të fundit të pjesës së parë Stoke Cu rikthye në lojë duke barazuar rezultatin pas golave nga Peter Crouch dhe Charlie Adam.

Sturridge dhe Suarez, heronjtë e Liverpoolit

Mirëpo, Steven Gerrard e riktheu epërsinë e Liverpoolit duke realizuar nga penalltia në minutën e 51’të para se Suarez të shtojë golin e tij të dytë dhe të katërtin në ndeshje për Reds, në minutën e 71’të. Por, ndeshja nuk mori fund me kaq.

Jonathan Walters riktheu shpresën e Stoke për së paku një barazim duke realizuar pesë minuta para fundit, por Daniel Sturridge i dha fund çështjes së fituesit kur shënoi në minutën e 87’të.

Liverpool u ngjit në kuotën e 42 pikëve, pesë më pak se lideri Manchester City.