Liverpool dëshiron t’i prish punë Barcelonës për yllin e Bundesligës

Liverpool do të tentojë t’i prishë punë Barcelonës për mbrojtësin e majtë, Philipp Max.

Sport

19/07/2019 17:36

‘The Reds’ kanë qenë skuadër e qetë në këtë afat kalimtar të transferimeve, duke mos ndërhyrë për emra të mëdhenj.

Duket se alternativa kryesore e Liverpool këtë verë është Phlipp Max, mbrojtësi i majtë i Augsburg.

‘Sport.es’ shkruan se ‘The Reds’ do të konkurrojnë ‘kokë me kokë’ me Barcelonën për Philipp Max, përcjell lajmi.net.

Max është 25 vjeçar, dhe gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellën e Schalke 04 dhe Karlsruher./Lajmi.net/