Liverpool dëshiron të ‘blindojë’ yjet e ekipit

Klubi anglez synon të rinovojë kontratat me disa futbollist.

Sport

17/07/2021 23:17

Sipas ‘The Mirro’, Liverpool ka nisur bisedimet me disa prej futbollistëve që të nënshkruaj marrëveshje të re me ta, transmeton lajmi.net.

Raportohet se në mesin e futbollistëve që “The Reds” ka nisuar bisedimet për rinovimin e kontratave janë Virgil Van Dijk, Jorden Henderson dhe Alisson Becker.

Van Dijk dhe Henderson kanë kontratë aktuale me gjigantin anglez deri në qershor të vitit 2023 ndërsa Alisson deri në vitin 2024.

Por Liverool dëshiron ti blindojë yjet e saj duke iu ofruar zgjatje të kontratave me përmirësim rroge.

Klubi anglez ende nuk ka bërë asnjë transferim, dhe mbetet të shihet se cilët do të jenë përforcimet e tyre për sezonin e ardhshëm. /Lajmi.net/