Liverpool – Atletico: Analizë, statistikë, parashikim dhe formacionet e mundshme

Sonte (e mërkurë) do të zhvillohet super përballja ndërmjet Liverpoolit dhe Atletico Madridit, në kuadër të xhiros së katër në fazën grupore.

Sport

03/11/2021 10:27

Liverpool me një fitore do siguronte kualifikimin në raundin tjetër, derisa Ateltico gjithashtu kërkon pikët e plota, ngase nuk e ka të sigurt që do kualifikohet, përcjellë lajmi.net.

Mungesat e dy skuadrave:

Te Liverpool vërëhen mungesat si Naby Keita, Harvey Elliott dhe James Millner, derisa në dyshime janë dyshja Thiago Alcantara dhe Fabinho.

Ndërsa, edhe Atleticos i mungojnë disa nga top yjet, si Thomas Lemar dhe Marcos Llorente që janë të lënduar, kurse Antoine Griezmann nuk do jetë i pranishëm shkaku i kartonit të kuq që mori ndeshjen e fundit.

Statistikë

Liverpool ka shënuar se paku tre gola në tre ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve dhe kanë fituar të gjitha ndeshjet në këtë garë këtë sezon.

Formacionet e mundshme:

Liverpool (4-3-3): Alisson; Robertson, Van Dijk, Matip, Alexander-Arnold; Jones, Fabinho, Henderson; Mane, Jota, Salah.

Atletico (3-4-2-1): Oblak; Savic, Gimenez, Hermoso; Trippier, Koke, Kondogbia, Carrasco; Correa, Felix; Suarez.

Analizë

Jurgen Klopp ishte i zemëruar për barazimin ndaj Brighton ku ishin në avantazh 2 – 0, por barazuan në fund 2 – 2, derisa mbesin të pamposhtur këtë sezon.

Skuadra e Diego Simeone nuk ka mundur të gjejë balancin mes sulmit dhe mbrojtjes, në përpjekje për të bërë Atleticon skuadër më ofensive. Këtë bilanc e arritën në vikend në fitoren impresionuese 3-0 ndaj Real Betis. Sidoqoftë, kanë fituar vetëm një nga katër ndeshjet e fundit duke pësuar dy gola në tre ndeshje.

Liverpool në shtëpi këtë sezon ka shënuar tre fitore dhe barazuar tre herë.

Parashikim:

Liverpool 2 – 1 Atletico

Përballja e ‘zjarrtë’ që assesi s’duhet humbur zhvillohet në “Anfield” dhe nis në ora 21:00./Lajmi.net/