LIVE | Fillon ndeshja Kosovë – Bjellorusi, numër jo i madh i tifozëve në tribuna
Ka filluar ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Bjellorusisë, e vlefshme për xhiron e fundit të fazës së grupeve në kualifikimet për Kampionatin Evropian. Kosova dhe Bjellorusia po përballen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të Grupit I, shkruan lajmi.net. Të parët me topin nga mesi i fushës kanë nisur futbollistët e Kosovës që po…

Sport
Ka filluar ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Bjellorusisë, e vlefshme për xhiron e fundit të fazës së grupeve në kualifikimet për Kampionatin Evropian.
Kosova dhe Bjellorusia po përballen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të Grupit I, shkruan lajmi.net.
Të parët me topin nga mesi i fushës kanë nisur futbollistët e Kosovës që po paraqiten me fanellat e zeza.
Ajo që vërehet qartë është numri jo i madh i tifozëve në shkallët e stadiumit, për dallim nga ndeshjet e kaluara.
“Dardanët” dhe bjellorusët kanë humbur gjasat për kualifikim, andaj takimi sonte do të jetë për “prestigj”.
Formacioni i Kosovës: Bekaj, Dellova, Aliti, Krasniqi, Hadergjonaj, Zyba, Vojvoda, Berisha, Bytyqi, Muslija, Rashani./Lajmi.net/