Lista e lojtarëve që nuk janë në shitje te Real Madrid, s’ka vend për Ramos

Todofichajes ka bërë të ditur listën e lojtarëve të cilët nuk janë në shitje në klubin e Real Madrid.

Sport

29/05/2021 17:30

Afati kalimtar i verës është shumë afër dhe pritet që disa ndryshime të ndodhin në skuadrat e mëdha evropiane, transmeton lajmi.net.

Së fundmi, Todofichajes ka bërë të ditur emrat e lojtarëve të Real Madrid, të cilët klubi i konsideron se nuk janë në shitje.

Courtois, Mendy, Carvajal, Militao, Casemiro, Valverde, Kroos, Modric, Vinicius, Rodrygo dhe Benzema kanë siguruar një pozitë brenda skuadrës.

Derisa emra sikurse Sergio Ramos, Varane, Isco, Lucas Vazquez dhe Asensio mund edhe të largohen nga klubi, nëse vjen ndonjë ofertë e mirë./Lajmi.net/