Lista e armëve që do të prezantojë Putini në paradën e 9 majit

Në paradën ushtarake me rastin e Ditës së Fitores kundër nazizmit, Rusia do të prezantoj edhe armën më të re.

Bota

08/05/2018 12:51

Tank ‘Uran9’ do të shfaqet në paradën e 9 majit ku rusët festojnë Ditën e Fitores dhe nderojnë të rënët. Në po të njëjtën ditë Putin planifikon t’i tregojë botës edhe armën e tyre të fundit e cila është testuar gjatë konfliktit në Siri, shkruan BBC.

Telekomanda e këtij tanku është e pajisur me raketa anti-tank, armë dhe pushkë automatike, përcjellë lajmi.net.

Ky tank mund të gjuaj në një distancë të largët me kilometra dhe pajisja shpërthyese duhet të aktivizohet vetëm në vend të sigurt.

Për herë të parë në paradë do të ketë edhe një mjet terreni i cili shërben vetëm për transportim të dy personave. Bëhet fjalë për shpikjen ruse të ‘quads’ e cila gjithashtu është e pajisur me një pushkë automatike. Ky automjet i vogël ka për qëllim eksplorimin e një terreni veçanërisht të paqëndrueshëm dhe të vështirë, për veprim të shpejtë, shton BBC.

Gazeta shton se Rusia po planifikon të tregojë dronë të përshtatshëm për të gjitha kushtet e motit, të cilët mund të përdorën për sulm me raketa. Ky lloj droni mund të fluturojë deri në 6 kilometra ndërsa shpejtësia maksimale e tij është 160 km/h.

Nëse mbretëron mot i mirë më 9 maj, në Moskë do të ketë edhe një shfaqje të avionëve që përfshinë aeroplanë luftarakë, bombardues dhe helikopterë.

Po ashtu ‘MiG31’ do të fluturojë i armatosur për herë të parë me raketat e fundit supersonike të dizajnuara për të shkatërruar transportuesit e avionëve./Lajmi.net/