Liga e Kombeve vazhdon sot edhe me ndeshje të tjera

Sot zhvillohen edhe disa ndeshje të tjera në kuadër të Ligës së Kombeve.

Sport

05/06/2022 08:27

Liga e Kombeve do të vazhdojë me disa ndeshje sot.

Portugalia do të jetë nikoqir i Zvicrës, në ndeshjen e dytë të grupit 2 të ligës A.

Portugezët në ndeshjen e parë barazuan 1:1 me Spanjën, ndërsa Zvicra u mposht 2:1 nga Republika Çeke.

Të dy skuadrat do të kërkojnë fitoren e parë në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

Spanja do të luajë në udhëtim te çekët, njofton lajmi.net.

Republika Çeke e kryeson tabelën, pas fitores së marrë ndaj zviceranëve.

Suedia në anën tjetër, do të pres në shtëpi Norvegjinë.

Të gjitha këto ndeshje zhvillohet në orën 20:45.

Qipro dhe Irlanda Veriore që ndodhen në grup me kombëtaren e Kosovës do të përballen sot me njëra-tjetrën, me fillim nga ora 18:00./Lajmi.net/