Liga e Kampionëve vazhdon me dy super përballja, kryesorja Liverpool – Real Madrid

Sonte (e mërkurë) do zhvillohen dy super përballje, ndeshjet kthyese të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.

Sport

14/04/2021 08:15

Borussia Dortmund do e mirëpres Manchester Cityn, derisa Liverpool i bën ‘konak’ Real Madridit, transmeton lajmi.net.

Dortmund që humbi në ndeshjen e parë me rezultat 2 – 1 synon të fitojë ndeshjen që të arrijë kualifikimin në gjysmëfinale, derisa Liverpool kërkon vetëm përmbysjen ndaj “Mbretërve”.

Të dy takimet nisin në ora 21:00.

Ndërkohë, kujtojmë se dje PSG-ja dhe Chelsea siguruan kualifikimin në gjysmëfinale në garën me prestigjioze në botë./Lajmi.net/