Liga e Evropës: Frankfurt përmbys Arsenalin në Londër, Emery pranë shkarkimit

Eintracht Frankfurt mund t’i ketë dhënë goditjen e fundit trajnerit të Arsenal, Unai Emery.

Sport

28/11/2019 22:54

Arsenal është përmbysur nga Frankfurt në ‘Emirates’, duke pësuar me rezultatin 1:2, shkruan lajmi.net.

Golin e parë në këtë takim e shënoi Pierre Emerick Aubameyang, i cili në minutën e 45’ shënoi për epërsinë e Arsenal.

Pjesa e dytë shkoi e tëra në favor të Frankfurt, të cilët arritën të përmbysin ‘Gunners’, për tri pikë tejet të vlefshme.

Fillimisht ishte minuta e 55’ kur Daichi Kamada shënoi për 1:1, duke i dhënë flakë ndeshjes.

I njëjti lojtar shënoi për herë të dytë, në minutën e 64’, për të bërë përmbysjen që mund t’i kushtojë Unai Emery me shkarkim.

Arsenal, pas kësaj humbje numëron 10 pikë në vendin e parë në tabelën e Grupit F,  kurse Frankfurt me fitoren e siguruar në Londër numëron 9 pikë. /Lajmi.net/