Liga e Evropës: Feronikeli takohet me skuadrën më të madhe sllovake

23:14 | 17 Korrik 2019

Skuadra Slovan Bratislava do të jetë kundërshtari i Feronikelit në raundin e dytë të Ligës së Evropës.

Kampionët e Kosovës, të martën mbrëma janë befasuar duke u mundur 0-1 në ‘Fadil Vokrri’ nga TNS, për t’u eliminuar nga Liga e Kampionëve.

Feronikeli edhe pse pati rezultat pozitiv nga ndeshja e parë në Uells ku mori barazim 2:2, në ndeshjen e kthimit nuk arriti të siguronte kalimin.

Skuadra nga Drenasi garat do t’i vazhdojë në Ligën e Evropës, dhe atje e pret Slovan Bratislava.

Slovan Bratislava është skuadra më e suksesshme në Sllovaki, me më së shumti tituj të ligës dhe të kupës së fituara në këtë vend.

Kjo skuadër po ashtu sipas ‘Transfer Markt’ vjen 12 milionë euro, ndërsa dy lojtarë të tyre vlerësohen nga një milion euro./Lajmi.net/