“Lidhu me mua, ose të ndaj nga familja”, gruaja në moshë tmerron adoleshentin nga Tirana
Rrjetet sociale janë një mundësi e mirë për të krijuar njohje, por jo gjithmonë këto njohje janë ato që ne prisnim.
Fun
Kështu, kemi parë oferta nga më të ndryshmet në rrjetet sociale, por një rast të tillë nuk e kishim hasur ndonjëherë.
Një grua në moshë i ka shkruar një adoleshenti, të cilin e komplimenton për pamjen e tij.
Jo vetëm kaq, por gruaja e propozon për t’u lidhur, ndërsa thekson se nëse ai nuk pranon, do e ndajë nga familja., mesazh ky që e ka frikësuar të riun.
“Shikoni mesazhin që më erdhi. Nuk e njoh këtë grua, më kërcënon se do më ndajë nga familja nëse nuk lidhem me të. Nuk do ia kthej mesazhin, do e injoroj.”, shkruan ai në mesazhin dërguar tej JOQ.