Liderët politikë përshëndesin fitoren historike të Kosovës: Botërori kurrë s’ka qenë më afër
Fitorja historike e Kosovës me rezultat 3:4 ndaj Sllovakisë në Bratisllavë ka nxitur reagime të shumta nga liderët politikë në vend, të cilët e kanë cilësuar këtë sukses si një moment të rëndësishëm për futbollin dhe shtetin. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cilësoi këtë fitore si historike, duke shkruar shkurt: “Historike! Dardanë, faleminderit!”, transmeton…
Lajme
Fitorja historike e Kosovës me rezultat 3:4 ndaj Sllovakisë në Bratisllavë ka nxitur reagime të shumta nga liderët politikë në vend, të cilët e kanë cilësuar këtë sukses si një moment të rëndësishëm për futbollin dhe shtetin.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cilësoi këtë fitore si historike, duke shkruar shkurt: “Historike! Dardanë, faleminderit!”, transmeton lajmi.net.
Kryeministri Albin Kurti tha se kjo fitore shënon një kapitull të ri për futbollin në vend. “Ky ekip me këta tifozë, sonte kanë hapur një kapitull të ri të futbollit te ne… Kampionati Botëror kurrë s’ka qenë më afër”, u shpreh ai, duke përgëzuar edhe shqiptarët kudo që janë.
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, u bëri thirrje qytetarëve për mobilizim në ndeshjen e radhës, duke theksuar: “Të martën, në ‘Fadil Vokrri’, të gjithë bashkë për hapin e madh drejt Botërorit”.
Ndërkaq, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e cilësoi situatën si historike për vendin, duke deklaruar: “Kosova nuk po ëndërron më; po e jeton ëndrrën!”.
Edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, reagoi me entuziazëm, duke shkruar shkurt: “Zemra mal, Kosovaaaa”.
Me këtë fitore, Kosova ka siguruar kualifikimin në finalen e “play-off”-it për Botëror, ku do të përballet me Turqinë më 31 mars në stadiumin “Fadil Vokrri”./lajmi.net/