Lewandowski zbulon lojtarin që e dëshirojnë te Bayerni

Robert Lewandowski thotë se lojtarët gjermanë të Bayern Munich janë shumë të lumtur që Leroy Sane është lidhur me grupin bavarez, por pranon se do të duhet të "presin dhe të shohin" për të ardhmen e yllit të Manchester Cityt.

Sport

20/06/2019 08:45

Sane ka qenë i lidhur ngushtë me një kalim te kampionët e Bundesligës pasi nuk arriti të merrte minutazhin e duhur në ‘Etihad’ sezonin e kaluar, duke startuar vetëm 21 ndeshje në Premierligë për ekipin e Pep Guardiolës.

Dhe Bayern janë të prirur për të përforcuar krahët e mesfushës këtë verë, pasi Franck Ribery dhe Arjen Robben do të largohen, përcjell lajmi.net.

Sane shënoi dy gola në dy ndeshje kualifikuese të Euro 2020 për Gjermaninë më parë këtë muaj dhe Lewandowski ka zbuluar se bashkëatdhetarët e 23-vjeçarit në skuadrën e Niko Kovac presin ardhjen e tij.

”Lojtarët gjermanë të Bayernit dëshirojnë nënshkrimin me Sane, por ne duhet të presim dhe të shohim se çfarë po ndodh”, tha Lewandowski. /Lajmi.net/