“Lewandowski është futbollisti më i mirë në botë”

Sipas legjendës së Bayern Munich, Lothar Matthaus, Robert Lewandowski është lojtari më i mirë në botë tani.

Sport

25/08/2020 18:21

Sulmuesi polak ka shijuar një sezon të jashtëzakonshëm me Bayern Munich.

Ai ka shënuar 55 gola në 47 paraqitje këtë sezon, duke ndihmuar Bayern Munich të fitojë Bundesligën, Kupën e Gjermanisë dhe Ligën e Kampionëve.

“Golashënuesi më i mirë në Bundesligë, në Kupë dhe në Ligën e Kampionëve. Futbollisti më i mirë në botë është Lewandowski”, ka deklaruar Matthaus, përcjell lajmi.net.

“Kur e shihni se çfarë ky trofe nënkupton për këtë sulmues të jashtëzakonshëm, sa i lumtur ai ishte, çfarë ai dha dhe sakrifikoi për të, ju e kuptoni se çfarë do të thotë për të”.

“Ai ka punuar drejt kësaj për shumë vite. Ai e meritoi këtë dhe titullin futbollisti më i mirë në botë”./Lajmi.net/