Lëshohet me veturë nga diga e lartë, i lidhur me litarin elastik – ja çfarë ndodh
Duket si një prej manovrave më të rrezikshme, ku shoferi nuk e ka nën kontroll makinën.
Auto & Tek
Freddie Flintoff është një prej prezantuesve të Top Gear, që është bërë pjesë e shumë sfidave të rrezikshme dhe ka arritur të del me sukses, transmeton Telegrafi.
Në rikthimin e këtij emisioni, ai është lëshuar me veturë, i lidhur me litarin elastik, prej një dige të lartë 150 metra në Luzzone të Zvicrës.
Megjithëse duket nervoz, ai është i vendosur dhe dëshiron të lëshohet sa më shpejtë, ndërsa mbetet i hutuar, kur mendon se vetura më në fund do të lëshohet. Por, më pas kupton se e ka tërhequr frenin, duke ndaluar vet veturën.
Kjo konsiderohet si një prej manovrave më të rrezikshme, që mund t’i bëjë ndonjë njeri, ndërsa nuk e ka aspak në kontroll veturën në të cilën ndodhet.
Përfundimi i këtij lëshimi, ende nuk është transmetuar, por mësohet se është kryer me sukses, duke i lënë Flintoff, vetëm disa të nxira mbajtëset që e mbanin të sigurt.