Lëshohet iOS 12.0.1 për iPhone e Pad

Apple ka lëshuar sot iOS 12.0.1 për iPhone dhe iPad.

Auto & Tek

08/10/2018 23:30

Versioni më i ri i iOS nuk sjell diçka të re, përveç përmirësimit të disa të metave të shfaqura në versionin paraprak.

Ndër të tjera, iOS 12.0.1 rregullon një problem që pamundësonte disa iPhone XS të mbusheshin kur lidheshin me kabllo.

iOS 12.0.1 mund të shkarkohet falas në të gjitha pajisjet që mund ta instalojnë. /Express/