‘L’Equipe’ zbulon detajet e kontratës së Dembele me Barcelonën

Ousmane Dembele ka vendosur të qëndrojë në ‘Camp Nou’.

Sport

10/07/2022 23:14

Xavi Hernandez ia ka dalë në synimin e tij për ta bindur Ousmane Dembele të qëndrojë në klub.

Lojtari francez do të firmosë kontratën e re e cila është valide deri në vitin 2024.

Por, ‘L’Equipe’ jep detaje të tjera për kontratën e tij, për dallim nga mediat katalane.

Paga e Ousmane Dembele te Barcelona do të jetë rreth 10 milionë euro për sezon. Kjo nëse ai arrin t’i marrë të gjitha bonuset që përfshihen në marrëveshje.

Mediat katalane insistonin se lojtari ka pranuar një reduktim në pagë prej 40%. Kjo nuk qëndron sipas ‘L’Equipe’.

Barcelona, përveç rinovimit me Dembele, pritet të nënshkruajë marrëveshje edhe me Raphinha, i cili do ta konkurronte francezin. /Lajmi.net/