Leonardo DiCaprio ka të drejtë

Ndoshta ajo është vetëm 21 vjeçare, mirëpo ajo tashmë ka arritur të jetë në ballinën e magazinës Sports Illustrated Swimsuit dhe është fytyrë e njohur e reklamave për kompanitë e mëdha. Nina Agdal ka bërë disa foto të reja dhe ‘tronditëse’ për kompaninë londineze të aksesorëve për femra, ‘Accessorize’. Kompania është duke festuar 30 vjetorin…

ShowBiz

27/02/2014 21:15

Ndoshta ajo është vetëm 21 vjeçare, mirëpo ajo tashmë ka arritur të jetë në ballinën e magazinës Sports Illustrated Swimsuit dhe është fytyrë e njohur e reklamave për kompanitë e mëdha.

Nina Agdal ka bërë disa foto të reja dhe ‘tronditëse’ për kompaninë londineze të aksesorëve për femra, ‘Accessorize’.

Kompania është duke festuar 30 vjetorin e krijimit të saj, dhe për këtë arsye ajo ka vendosur që për ditëlindje ta marrë me vete një fytyrë engjëllore, e cila quhet Nina Agdal.

Ajo është fotografuar në një ditë me diell në Los Angelos nga fotografi Ben Weller, teksa pozitat e saj u krijuan nga Naomi Miller.

Ajo gjatë këtyre fotografive është paraqitur me bikini të ndryshme, teksa fytyra e saj padyshim që nuk është nga ky ‘planet’ pasi i ngjan më shumë fytyrës së një engjëlli.

Leonardo DiCaprio ishte në lidhje edhe me bukuroshen Afërdita Dreshaj, mirëpo si duket ai ka pasur të drejtë, pasi danezja Nina Agdal është në një formë tejet të mirë.