Lentet robotike që do bëjnë zmadhimin e pamjes nëpërmjet përpëlitjes së syve

Shkencëtarët kanë krijuar lente robotike që kontrollohet nga lëvizjet e syve, duke përfshirë zmadhimin dhe zvogëlimin e pamjes.

Auto & Tek

29/07/2019 19:45

Shumica e robotëve të butë kontrollohen manualisht ose janë të para-programuar, por lentet imitojnë sinjalet elektrike në mënyrë të natyrshme në sytë e njeriut, të cilat janë aktive edhe kur vetë syri është i mbyllur, transmeton lajmi.net.

Studiuesit nga San Diego e Kalifornisë matën potencialin elektrik të syrit – të quajtur “sinjali elektro-okulografik” – dhe më pas ndërtuan lentet që do t’i përgjigjeshin aktivitetit.

Hulumtuesi kryesor Shengqiang Cai tha për ‘New Scientist’ se një mjet i tillë mund t’iu japë shpresë edhe personave që kanë humbur shikimin, nëpërmjet sinjaleve elektro-okulografike.

Shkencëtarët shpresojnë se një ditë kjo mund të ndihmojë në krijimin e një syri prostetik ose një aparat fotografik që mund të kontrollohet duke përdorur vetëm sytë. /Lajmi.net/