Lëndohet ylli i Realit, mungon 1 muaj

Real Madrid ka marrë një lajm shumë të keq para një periudhe përplot me ndeshje të rëndësishme.

Sport

12/02/2016 14:15

Gareth Bale vuan nga një lëndim më serioz se që pritej.

Ylli i Real Madridit do të mungojë për një muaj, duke mos qenë në gjendje t’i ndihmoj ekipit në ballafaqimet kundër Romës në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve, ka bërë të ditur e përditshmja sportive madrilene “Marca”, përcjell “Lajmi.net”.

Reprezentuesi uellsian ishte në formë të mirë para se të pësonte dëmtimin.

Andaj, mungesa e tij është një problem i madh për trajnerin Zinedine Zidane.