Lëndohet Menez

Milan do të jetë pa përforcimin e ri Jeremy Menez në ballafaqimin me Chievon të shtunën. Mesfushori ofanziv francez ka pësuar një lëndim në gjurin e djathtë.

Sport

02/10/2014 19:17

Lajm i keq për Filippo Inzaghin. Trajneri i Milanit vështirë se do ta ketë në dispozicion Jeremy Menezin për duelin kundër Chievos të shtunën.

Mesfushori ofanziv francez ka pësuar një lëndim në gjurin e djathtë, ka njoftuar klubi nga San Siro, nëpërmjet një komunikate.

Andaj, ish anëtari i Paris Saint-Germain nuk pritet të jetë në dispozicion për ndeshjen kundër Chievos.

Menez ka qenë një prej futbollistëve më të mirë të Milanit deri më tani gjatë këtij sezoni, dhe mungesa e tij pa dyshim se do të vërehet në ekip.