Lëndohet Dybala, mungon kundër Parmës

Paulo Dybala i është shtuar listës së futbollistëve të lënduar te Juventus.

Sport

18/12/2020 18:16

Juventus nuk do të jetë i kompletuar në ndeshjen e ardhshme në Serie A kundër Parmës, transmeron lajmi.net.

Trajneri Andrea Pirlo ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ballafaqimin e së shtunës mbrëma.

Në listë nuk figuron emri i sulmuesit Paulo Dybala i cili ka pësuar një lëndim në seancën e sotme stërvitore. Po ashtu, në duelin e radhës do të mungojnë edhe Merih Demiral, Giorgio Chiellini e Arthur Melo.

Portierët: Szczesny, Buffon, Pinsoglio

Mbrojtësit: De Ligt, Alex Sandro, Danilo, Cuadrado, Bonucci, Dragusin, Frabotta

Mesfushorët: Ramsey, McKennie, Chiesa, Rabiot, Bentancur, Bernardeschi, Portanova, Kulusevski

Sulmuesit: Ronaldo, Morata, Da Graca. /Lajmi.net/