Leicesteri fiton trofeun e Superkupës së Anglisë, mposht minimalisht Man Cityn

Leicester City ka arritur të fitojë trofeun e Superkupës së Anglisë.

Sport

07/08/2021 20:11

Leicesteri ka mposhtur Man Cityn 1-0 në finalen e Superkupës, shkruan lajmi.net.

Ndeshja nisi më mirë për ‘Citizens’ që patën disa raste shënimi përmes Riyad Mahrez por që u pritën nga Kasper Schmeichel.

Leicesteri gjithashtu pati disa mundësi por pjesa e parë u mbyll baras 0-0.

Pjesa e dytë ishte pothuajse e baraspeshuar me një dominim të lehtë të Manchesterit.

Në minutën e 65’ për ekipin e Pep Guardiolës debutoi blerja e fundit Jack Grealish.

Kur askush nuk e priste në min e 88’ u akordua penallti për Leicesterin pas një ndërhyrje të Nathan Ake.

Këtë rast nuk e lëshoi Kelechi Iheanacho që vulosi fitoren e Leicesterit me golin e tij në min e 89’.

Kështu Leicesteri fiton trofeun e Superkupës së Anglisë. /Lajmi.net/