Legjenda argjentinase paralajmëron Lautaron: Barca, mundësi që vjen vetëm një herë në jetë

Lautaro Martinez vazhdon të lidhet me një kalim të mundshëm te skuadra e Barcelonës.

Sport

13/04/2020 18:47

Ylli i Inter ka pasur paraqitje spektakolare këtë sezon, duke bërë që Barcelona të vihet pas tij.

Por, sipas agjentit të Lautaro, lojtari nuk është shumë i entuziazmuar për këtë. Megjithatë, Mario Kempes, legjenda argjentinase, ka një mesazh për lojtarin.

“Lautaro, tash e disa vite, ka dëshmuar se është një ‘9’ i shkëlqyer”, ka thënë Kempes, transmeton lajmi.net.

“Ai ka treguar këtë tek Inter dhe tek Argjentina. Unë besoj se treni për Barcelonë kalon vetëm një herë, dhe përtej faktit se Inter është skuadër e madhe, Barca është një tjetër histori”, ka shtuar fituesi i Kupës së Botës në vitin 1978.

“Loja me Messi do të ishte fantastike. Nëse qëndron tek Inter, mund të jetë një gjë e mirë për faktin se mund të vazhdojë të fitojë eksperiencë”, ka thënë ndër të tjerash Kempes.

Barcelona duhet të paguajnë 111 milionë euro për të siguruar kartonin e Lautaro Martinez. /Lajmi.net/