Leeds United, klub i huazimeve
Leeds United dikur ishte një prej skuadrave më të forta në Premierligë, pjesëmarrës edhe në Ligën e Kampionëve, mirëpo tash e disa vjet është duke bërë gara në rangjet më të ulëta të futbollit anglez. Anëtari i Championship, nuk po arrin ende të rikthehet në Premierligë dhe e ka filluar keq edicionin e ri me…

Sport
Leeds United dikur ishte një prej skuadrave më të forta në Premierligë, pjesëmarrës edhe në Ligën e Kampionëve, mirëpo tash e disa vjet është duke bërë gara në rangjet më të ulëta të futbollit anglez.
Anëtari i Championship, nuk po arrin ende të rikthehet në Premierligë dhe e ka filluar keq edicionin e ri me bilanc prej 5 fitoresh, 2 barazimeve dhe 5 humbjeve.
Me shpresë të përmirësimit të rezultateve në vazhdim të sezonit, Leeds United njoftoi për transferimin e sulmuesit të Norringham Forest, Dexter Blackstock, në formë huazimi.
Ai ka dështuar të zë vend te skuadra e Billy Davies dhe ka kaluar në Leeds, në marrëveshje të vlefshme deri më 25 janar.
Ku është lajmi interesant? Blackstock është futbollisti i 75-të i transferuar nga Leeds United në formë huazimi nga viti 2004 e deri më sot.