Lecce – Atalanta: Tifozët mysafirë kontrollohen për Coronavirusin
Tifozët e Atalanta janë kontrolluar nëse janë të prekur nga Coronavirusi.
Sport
Atalanta ka shitru 201 bileta për ndeshjen e sotme kundër Lecce, por vetëm rreth 30 tifozë kanë udhëtuar për ta parë ndeshjen.
30 tifozët e Atalanta janë kontrolluar nëse janë të prekur nga Coronavirusi, bën të ditur ‘Football Italia’, transmeton lajmi.net.
Kjo është një nga vetëm dy ndeshjet që do të luhen sot në Serie A.
Ndeshjet tjera si ajo mes Juventus – Inter janë shtyrë pikërisht si pasojë e frikës nga ky virus.
Deri më tani, në Itali janë prekur më shumë se 1100 njerëz nga Coronavirusi, kurse regjistrohen 29 viktima. /Lajmi.net/