LDK publikon listën kandiduese të deputetëve, ndryshime në top 10she e tutje
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në këtë listë janë njerëz që besojnë në shtet, në ligj në meritë dhe në të ardhmen euroatlantike të Kosovës. “Kjo është lista e të ardhmes…
Lajme
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në këtë listë janë njerëz që besojnë në shtet, në ligj në meritë dhe në të ardhmen euroatlantike të Kosovës.
“Kjo është lista e të ardhmes sonë. Një kombinim i njerëzve të dëshmuar në profesionet e tyre, aktivistëve të palodhur të LDK-së, gjeneratës së re që kërkon hapësirë e përgjegjësi, dhe figurave që kanë ndërtuar institucione, ekonomi, arsim e siguri. Çdo emër në këtë listë qëndron mbi vlera; integritet, besim dhe shërbim ndaj qytetarëve. Me këtë listë, Lidhja Demokratike e Kosovës nis rrugëtimin drejt më 28 dhjetorit për ta kthyer vendin në normalitet, për t’i rikthyer institucioneve stabilitetin, ekonomisë zhvillimin dhe qytetarëve dinjitetin. Shkojmë drejt fitores me qetësi, me dije, me përkushtim – dhe me besimin se populli i Kosovës do të zgjedhë shpresën. Le të ecim bashkë. Për shpresën. Për shtetin. Për Kosovën tonë”, ka shkruar Abdixhiku.
Në këtë listë shihen ndryshime të mëdha në radhitjen e kandidatëve dhe numrave që iu kanë caktuar. Kujtim Shala është i dyti menjëherë pas kandidatit për kryeministër, Lumir Abdixhiku. /Lajmi.net/
Lista e plotë:
